... Nami.al

Zgjedhjet e 14 Majit, KQZ: Kryetar i PD është Lulzim Basha

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka marrë në shqyrtimin kërkesat e Partisë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhje.

Ai deklaroi se organi që përackton drejtuesin e Partisë Demokratike është gjykata dhe në këto rrethana theksoi se kryetar është Lulzim Basha dhe jo Sali Berisha.

Të drejtën për të kërkuar regjistrim bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë vënë në dispozicion e ka zoti zoti Lulzim Basha, ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Nga vlerësimi i dokumentacionit te paraqitur nga Lulzim Basha do duhet sipas ligjit që kërkesa për regjistrimin e PD të paraqitej nga kryetari i PD zoti Lulzim Basha.

Në vlerësim të dokumentacionit unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Besoj se është e qartë se dhe për ju Indrit dhe për këdo tjetër. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64 të kodit zgjedhor‘, u shpreh Celibashi.