...
Erion Braçe ka reaguar për protestën e një ditë më parë në Vlorë.
Ai e quan të rëndë dhe të papranueshme atë që ndodhi, duke akuzuar Policinë e Vlorës se u përpoq të fshehë një krim.
Ai ndërkohë kërkon që të hetohen të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.
Reagimi i Braçes
Per ngjarjen ne Vlore
Edhe dhune, e eger madje; e papranueshme, e patolerueshme!
Si e tille eshte krim!
1. E vleresoj vendimin e drejtorit te Pergjithshem te Policise per te pezulluar drejtorin e Policise ne Vlore;
Por nuk mjafton!
Aty eshte rrembyer nje protestues paqesor e qe thjeshte po fliste, ne sy te policise, ne krah te policeve, eshte goditur, eshte terhequr zvarre nga persona te pautorizuar e te pa njohur nga ligji!
Drejtori i Policise nuk ka gabuar ne informacion, por ka tentuar te fshehe nje fakt penal, te rende madje;
Per kete duhet te mbaje pergjegjesi!
2. Ne plazhin e Dajlanit ishte lajmeruar ne polici se do te zhvillohej nje tubim, proteste etj. Kur merr nje njoftim te tille Policia e Shtetit, merr masa te garantoje tubimin, protesten etj. drejtori i policise dhe trupat ne territor, nuk kane garantuar gje!
Kane bere edhe ne keq-kane lejuar qe ne vendin e protestes te kete njerez me maska, pa asnje shenje identifikuese si element kyc per ti mbajtur pergjegjes ne rast te shkeljes se ligjit; per me keq, keta njerez jane shfaqur agresive, fyes e kercenues, te dhunshem deri ne acarim te situates-shihini pamjet se nuk eshte vec nje, por disa te tille.
Prezenca e tyre dhe aktet e tyre ndaj protestuesve, mosveprimi i policise ndaj tyre, cuan konfliktin ne konfrontim!
Pra, drejtori i Policise ne Vlore dhe trupat ne vendngjarje, jo vetem nuk garantuan tubimin, por lejuan nje pershkallezim te protestes per shkak te dhunes se njerezve me e pa maska.
E drejta e protestes paqesore eshte e drejte e fituar qe ne vitin 1990 ne kete vend dhe policia eshte nje prej garanteve te saj.
*Nderkohe qe po shkruaj, mesoj qe personi qe qelloi protestuesin eshte arrestuar; ne fakt ne aktin e rrembimit te tij ishin tre, u bene kater me kete qe qelloi, mbeten dy per ta terhequr zvarre-po keta ku jane?
Nderkohe, zinxhiri komandues i Policise ne Vlore eshte vene nen hetim disiplinor; akt i duhur edhe ky.
Por nese me Policine ndodh kjo, po ky grupi i njerezve me te zeza a po hetohet? nese jane roje sigurie te nje kompanie te licensuar nga shteti, a mund ta gezojne me kete privilegj? dje i pane te gjithe se nuk sollen siguri, por dhune!