... Nami.al

Debati mbi Zvërnecin – Për herë të parë Rama flet për dorëheqje si Kryeministër: Do iki në katund!

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij lidhur me projektin në Zvërnec të Vlorës, ndau edhe disa përjetime personale.

Duke folur para mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se shpifjet nga disa anë, përfshirë edhe gazetat greke, e bënë të ndjehet sikur ata janë aletë me shqiptarët ndryshe nga realiteti.

Rama tha se ndjesia e tij e parë ishte edhe lënia e detyrës, megjithëse ka bërë zgjedhjen për të udhëhequr vendin.

“Një më një. Bëjnë përditë krimin e helmimit të njerëzve me shpifje. Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes dhe si mund të jenë gazetat greke aletë me ju? Ka diçka që nuk shkon. Kjo është ndjesia ime dhe për herë të parë më kanë bërë ë mendioj edhe që t’ju përulem thellë dhe për t’ju lënë e për të ikur në katund. Por kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë. Të udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa edhe ju dhe t’ju udhëheq këtë që kemi nisur bashkë dhe i këmi dhënë vlerë flamurit tonë”, tha Rama.