... Nami.al

Largimi i Elidon Çelës, ja kush merr përkohësisht drejtimin e Policisë së Vlorës

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës. 

Ndreu mbante deri më tani detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë.

Komandimi i tij në krye të Policisë së Vlorës vjen pas ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të policisë në qark dhe largimit të Elidon Çelës.

Edvin Ndreu do të drejtojë përkohësisht Policinë e Vlorës deri në një vendimmarrje të mëtejshme nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit./euronews.al