...
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një takim me banorët e Njësisë Administrative Novoselë, ku diskutoi mbi projektin e ri turistik që pritet të realizohet në zonën e Zvërnecit, si dhe mbi ndikimin që investimet strategjike kanë pasur në zhvillimin ekonomik të Vlorës ndër vite.
Ky takim mes tyre ka ardhur pas protestave të zhvilluara përgjatë ditëve të fundit nga banorët e zonës së Zvërnecit, të cilët kanë shprehur kundërshtimet e tyre ndaj ndërtimit të resortit të planifikuar.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Mersini theksoi se institucionet mbeten të hapura për çdo qytetar që ka paqartësi apo shqetësime lidhur me projektin. Ajo ftoi të gjithë banorët, grupet e interesit dhe organizatat që kërkojnë më shumë informacion të paraqiten pranë institucioneve përgjegjëse ose pranë zyrës së saj, me qëllim marrjen e sqarimeve të nevojshme për ccdo pikëpyetje që mund të kenë me këtë investim.
“Besoj që ju jeni një pjesë e komunitetit që jeni pro zhvillimit. Projekti i cili po zhvillohet në zonën e Zvërnecit është një projekt që ka zhvillim prej 4 miliardë eurosh dhe do t’i sjellë Vlorës mbi 10 mijë vende pune. Synimi ynë është që të gjithë njerëzit që janë larguar nga Shqipëria, ta shohin tani zonën dhe shtëpinë e tyre si një mundësi dhe opsion shumë herë më të mirë se emigracioni.
Duhet ta kuptojmë që të gjitha zhvillimet ekonomike kanë diskutimet e tyre, pikëpyetjet e tyre, por duhet ta tejkalojmë këtë. Nuk duhet të ngelim peng i forcave politike dhe disa pretendimeve të ambientalistëve dhe të futen ata në zonë dhe të godasin investimet”, tha ajo, duek sjellë më tej në vëmendje dhe transformimin që ka pësuar Vlora gjatë dekadës së fundit, duke theksuar se investimet infrastrukturore, përfshirë edhe Tunelin e Llogarasë, kanë zgjeruar ndjeshëm hartën e zhvillimit ekonomik të rajonit.
Pjesë nga fjala e kryebashkiakes së Vlorës:
Synimit të qeverisë shqiptare për zhvillimin e zonës janë synime që duan të rrisin mirëqenien ekonomike të banorëve të zonës dhe sigurisht edhe zhvillimin e turizmit, sepse Aeroporti i Vlorës e çon Vlorën në një nivel për të gjithë jugun. Ne do të jemi porta hyrëse e të gjithë jugut. Kemi një projekt të ri, një projekt që të gjithë zonën e përfshin në këtë projekt dhe ndikon fuqishëm në ekonomi. Besoj që ju jeni një pjesë e komunitetit që jeni pro zhvillimit. Projekti i cili po zhvillohet në zonën e Zvërnecit është një projekt që ka zhvillim prej 4 miliardë eurosh dhe do t’i sjellë Vlorës mbi 10 mijë vende pune.
Synimi ynë është që të gjithë njerëzit që janë larguar nga Shqipëria, ta shohin tani zonën dhe shtëpinë e tyre si një mundësi dhe opsion shumë herë më të mirë se emigracioni. Duhet ta kuptojmë që të gjitha zhvillimet ekonomike kanë diskutimet e tyre, pikëpyetjet e tyre, por duhet ta tejkalojmë këtë. Nuk duhet të ngelim peng i forcave politike dhe disa pretendimeve të ambientalistëve dhe të futen ata në zonë dhe të godasin investimet. Politika nuk duhet të bëhet diku ku ka protestë, kemi qenë të hapur edhe për njerëzit që kanë pikëpyetje, edhe për ato forca të vogla politike apo ambientaliste që të paraqiten pranë institucioneve dhe të marrin sqarime për pikëpyetjet që kanë mbi ambientin dhe të gjithë zhvillimin, por asnjë nuk ka komunikuar.
Të paktën për mbrojtjen e mjedisit, aty përparësi ka mbrojtja e mjedisit. Aty investohet në mjedis, mjedisi jo vetëm që do të pasurohet me bimësi dhe pastaj koeficienti i ndërtimit do të jetë më i ulëti që zona të ketë një ndërtim elitar. Unë kam bërë dje një takim me banorët e Zvërnecit, këta janë të hapur me zhvillimin, por pikëpyetjet e tyre për pronësinë ngelen për t’u sqaruar. Zona e Poros është një nga epiqendrat e zhvillimit të projektit, por mbi të gjithë ju, Zvërneci dhe Poro është Shqipëria, që Shqipëria ashtu si edhe vendet fqinje si Greqia, Turqia, Italia, që kanë bregdetet, ka resorte, dhe ata kanë ruajtur natyrën, por zhvillimin e kanë bërë. Ne kanë kaluar shumë pak vite, zhvillimi i Vlorës ka jo më pak se 10 vite, duket sikur është një kohë shumë e largët, jo nuk është e largët. Në 10 vite zhvillimet dhe investimet që kanë ndodhur në Vlorë janë në proces dhe që nuk po ndalen dhe duket sikur ne po i kërkojmë gjërat tani.
Nëse ne dikur ende nuk e kemi pasur zhvillimin, deri në Skelë ka qenë zhvillimi, Tuneli i Llogarasë e ka çuar zhvillimin ekonomik përtej atij tuneli. Sot ne kemi epokën tonë, do të jetë epoka ku zhvillimi ekonomik i zonës do të kalojë në një nivel tjetër dhe do të jemi krenarë që të paktën fëmijëve tanë të gjithë kontributin e jetës sonë do ta lëmë me një vlerë ekonomike. Pronat kanë filluar të rriten, njerëzit vijnë si turistë në zonën tuaj. Kjo është detyrë për ne, detyrë për fëmijët tanë në mënyrë që të kontribuojmë të gjithë që zhvillimin e zonës ta kemi prioritet.