... Nami.al

Berisha dhe PD mbështesin protestën kundër transgjinorëve

Këtë të hënë në orën 18:00, në sheshin Skënderbej, banorët e zonës së nartës, aktivistët ambjentalisët dhe Lëvizja Bashkë kanë thirrur një protestë duke u nisur nga ngjarja në Zvërnec.

E emërtuar “Shqipëria nuk është në shitje”, ajo synon kundërshtimin e projekteve të mëdha të zhvillimit dhe mbrojtjen e territorit.

Mes organizatorëve qarkullojnë ide të shumta si heqja e rrethimit në Zvërnec, ndalimi i punimeve ne Rioll, Kakome dhe Ksamil, shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike etj.

Por opozita zyrtare, PD, e ka bojkotuar këtë protestë.

Ajo do dalë në të njëjtën orë në një protestë kundër financimit të terapive hormonale transgjinore në sistemin publik shëndetësor.

PD-ja ka anulluar sot foltoren e zakonshme të të hënës, para kryeministërisë, teksa kreu i kësaj partie Berisha tha se PD do dalë në mbështetje të Koalicionit të Fëmijëve, të cilët protestojnë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të terapinë hormonalë për transgjinorët.

Më parë Berisha ishte shprehur se është pro investimeve të huaja në vend.