... Nami.al

Referendimi në PD për kryetarin/ Hedh votën në kuti Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha votoi pak minuta më parë në sallën  “Gramoz Pashko” në selinë e PD-së për zgjedhjet e kreut të partisë, në një garë ku është vetëm emri i tij, pasi të tjerët nuk u lejuan të kandidojnë.

Në një komunikim për mediat, Berisha e cilësoi procesin si shembullor.

Berisha: Së pari, përshëndes të gjithë demokratët dhe demokratet janë votuar gjer tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor, në një proces në të cilin në mënyrë demoratike referendale, i shprehin besimin ose vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër tij. Me këtë rast ftoj të gjithë demokratët e tjerë që nuk kanë votuar të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor, ndaj një procesi më demokratik që ekziston në të gjitha partitë moderne evropiane dhe botërore. Në një pjesë të tyre, se janë pakicë.