... Nami.al

“Erdha me kancer dhe duke vdekur për të votuar” – Demokratja: Po të mos ishte Saliu, ky popull do mbaronte

Një e moshuar nga Pogradeci, demokrate e flaktë prej vitesh, me lot në sy, në një prononcim për mediat, tha se edhe pse e sëmurë rëndë, ka dalë për të mbështetur Sali Berishën.

“Jam me probleme shëndetësore që nuk kam shpëtim. Na u bënë fëmijët drogmenë e pa punë. Po vuajnë fëmijët sa nuk nga të shkojnë.

Kam ardhur këtu me tub, se nuk e dinë si ta heqin e si ta venë, edhe pres të vdes. Jam me kancer në zorrën e trashë e në mëlçi. Apeli është: O popull vendosni mend në kokë se Shqipëria po mbaron.

Shikoni një nënë që po qan, vendosni dorën në zemër, dilni mos keni frikë.

E vlerësoj shumë, se mos të jetë Berisha ky popull do të mbaronte. Jam demokrate që prej 90 e nuk kam hequr dorë, kam qenë nëpër komisione, vetëm këtë radhë mungova se isha shumë sëmurë” shprehet qytetarja.