... Nami.al

Geta Tafa Bungo betohet në Kuvend si Komisionere kundër Diskriminit, nën kontestimin e opozitës

Genta Tafa Bungo është betuar si Komisionere kundër Diskriminit në seancën e sotme në Kuvend

Emri i saj është kontestuar nga deputetëte e opozuës.

Gjatë kohës që Tafa betohej, deputetër e opozitës e kontestuan nga vendi.

Gazmend Bardhi dëgjohej teksa thoshte se ky është një turp.

“Ky është një turp kryetar, ajo zonjë (Genta Tafa Bungo)  ka diskriminuar veriun, është përdorur politikisht.

S’mund të shkojë në një institucion të pavarur. Është turp”, eshte dëgjuar te thote Gazment Bardhi.

Kujtojmë që në 7 maj, Tafa është votuar si Komisionere e Diskriminit me 83 vota pro të socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Pedagogia e së drejtës financiare dhe ish-sekretare e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë në vitin 2017 mori shumicën e votave për të drejtuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, deri në vitin 2020.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte hallka e parë e vetingut me të cilën u përballën gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, të cilët u kontrolluan në drejtim të pasurisë së tyre, lidhjeve me krimin e organizuar apo aftësive profesionale.