... Nami.al

VIDEO/ Zjarri në pallatin pranë QSUT, flakët dalin jashtë kontrollit

Një pallat në kryeqytet pranë spitalit “Nënë Tereza”, është përfshirë nga flakët këtë të martë.

Nuk dihet nëse ka banorë të mbetur në brendësi të apartamenteve.

Zjarri është mjaft agresiv, siç duket dhe në pamjet e siguruara nga Vox News, pasi ka nisur dhe rrëzimi i një pjesë të fasadës së pallatit.

Në rrezik janë vënë dhe njësitë e tjera të kompleksit të pallateve.

Ende nuk dihet arsyeja përse pallati është përfshirë nga flakët.

Teksa ekziston rreziku që flakët të përhapet më tej, në vendngjarje sakaq ndodhen deri më tani dy zjarrfikëse që po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.