... Nami.al

“RENEA po hap dyert e apartamenteve”, Skënder Hita jep detaje nga shkrumbimi i pallatit në Tiranë dhe paralajmëron hetim të thelluar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, në një deklaratë nga vendngjarja ka dhënë detaje në lidhje me atë që ka ndodhur në kryeqytet, ku një pallat mori flakë pranë zonës së QSUT-së.

Hita deklaroi se RENEA është angazhuar për të hapur dyert e apartamenteve. Ai shtoi se nuk janë hapur të gjitha dyert e hyrjeve në kompleks dhe ende nuk mund të kemi bilanc përfundimtar, pa u shuar flakët.

Ai paralajmëroi dhe një hetim të thelluar, duke shtuar se nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, do të ketë masa.

“Nuk kemi bërë një bilanc përfundimtar akoma. Pasi të bëjmë bilancin, do iu bëjmë me dije rezultatet. Në spital janë paraqitur punonjësit e shërbimit zjarrfikës, kanë djegie të lehta, nuk kanë djegie të rënda. Kemi bërë koordinimin e të gjitha institucioneve. RENEA u angazhua për hapjen e dyerve. Nuk janë kontrolluar gjitha apartamentet.

Duhet të vendoset zjarri nën kontroll që të mund të kemi rezultate më të dukshme. Është akoma shpejt për të folur për rezultate konkrete, po marrim të gjitha kamerat e sigurisë, të gjithë të përfshihet do pyeten si deklarues dhe do ndërmerren të gjitha veprimet hetimore e nëse është zjarrvënie e qëllimshme, natyrisht do ketë dhe masa”, tha Hita.