... Nami.al

Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe para 5 vitesh. Shkon në 7 numri i të lënduarve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat pranë QSUT, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje intensive të forcave zjarrfikëse.

Mësohet se kjo është hera e dytë që bie zjarr në këtë pallat.

Një ngjarje e ngjashme, por jo në këto përmasa, ka ndodhur në vitin 2021, ku gjatë punimeve në pallat ka marrë flakë fasada e ventiluar.

Ky lloj ndërtimi në fasadë, me material poliretan në formë shkume, e njohur ndryshe fasadë e ventiluar, ka qenë shkak i zjarrit vite më parë edhe në një pallat në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

Sakaq, ka shkuar në shtatë numri i të lënduarve nga zjarri, mes tyre janë tre zjarrfikës.

Për të vënë nën kontroll flakët, në ndihmë të forcave në terren janë angazhuar edhe helikopterë nga Ministria e Brendshme, të cilët po hedhin ujë nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.