...
Një grua është arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhjen e 40 mijë paundësh të lëna përkohësisht në një market nga një klient.
Në video shihet Maglevina Xhakollari, e cila shkon drejt vendit të çantave dhe merr paratë.
Gruaja kishte shkuar disa ditë më parë në market dhe kishte vjedhur çelësin e njërës prej kasetave ku mbahen çantat e klientëve.
Punonjësit më vonë konstatuan se kishte humbur dhe e zëvendësuan me kopje tjetër çelësi.
Ditën e ngjarjes, kambisti që kishte paratë dhe i futi në kasetë, kishte çelësin kopje, ndërsa gruaja përdori çelësin e vjedhur më herët për ta hapur dhe marrë çantën me para.
Paratë u gjetën në vendin e punës ku punonte Xhakollari, një rrobaqepësi dhe u sekuestruan.