...
Situata nga zjarri në një kompleks banimi përballë spitalit QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë godinën.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në mënyrë urgjente, duke hyrë edhe nga dritaret e pallatit për të shpëtuar banorët e bllokuar brenda. Deri më tani, raportohet se është nxjerrë i gjallë një person nga ndërhyrja e forcave të emergjencës.
Në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa situata vijon të mbetet e vështirë për shkak të përhapjes së zjarrit.
Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. Deri në këto momente nuk raportohen persona të tjerë të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.