...
Në vendin tonë, rritja e çmimit të naftës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, është kthyer në temën e ditës. Që nga fillimi i luftës në 28 shkurt, çmimi i naftës është rritur me 40 deri në 50 lekë.
Por duket se shqiptarët nuk pyesin për krizën. Nga shifrat e Publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në muajin mars 20 janë importuar 56 mijë e 903 tonë karburant. Ndërsa bëhet me dije se kjo është sasia më e madhe e importit të karburantit e regjistruar ndonjëherë në muajin mars.
Edhe pse dhe pse çmimi i naftës shkon 215 lekë për litër, nga 176 që ishte para luftës, duke shënuar rritje me thuajse 40 lekë, gjatë marsit konsumi u shtua me gati 2 mijë tonë më shumë se i njëjti muaj të vitit të kaluar.
Importi i karburantit në mars (në ton)
Viti 2025 54.883
Viti 2026 56.903
Ndërsa sa i përket, periudhës tre mujorshe janar-mars janë importuar në total 162 mijë tonë nga 165 mijë tonë vjet në të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Kujtojmë që ditën e sotme, Bordi i Transparencës njoftoi çmimet e reja të hidrokarbureve. Edhe pse në tregjet ndërkombëtare vlera e hidrokarbureve po ulet ndjeshëm, Bordi vendosi që të rrisë me 6 lekë naftën dhe 3 lekë benzinën.