... Nami.al

Detajet/ Hajduti gjendet i pajetë në një banesë në Fier, trupi i ngeci varur në dritaren e shtëpisë!

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një person ka humbur jetën gjatë një tentative për vjedhje.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, një burrë rreth të 40-ave, ende i paidentifikuar, dyshohet se ka tentuar të hyjë në një banesë trekatëshe përmes dritares, por ka mbetur i bllokuar, me gjysmën e trupit jashtë dhe pjesën tjetër brenda, duke gjetur vdekjen në vend.

Ngjarja është konstatuar nga një person që kujdesej për banesën, i cili e ka gjetur trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Sipas vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij.

Lule: E gjeta të varur këtu. Vëllai ka ikur, po bën një muaj në Greqi te fëmijët. Do kalonte Pashkët dhe do vinte. Unë para dy ditësh isha këtu, kontrollova, por nuk gjeta gjë. Mirëpo kaloi një komshi që vjen përditë për t’i ushqyer qenin, kur kishte ardhur sot në mëngjes kishte gjetur një person këtu në dritare dhe kishte lajmëruar policinë. Lajmërova edhe unë vëllanë, pastaj erdha këtu sepse i kam unë çelësat e shtëpisë. Xhamat janë të vegjël, mirëpo ai ka tentuar të futet aty, e për pasojë ka ngecur gjysma e trupit. Në mëngjes ai zotëria që vjen ushqen qenin e kishte gjetur të vdekur. Unë nuk jetoj këtu, erdha sepse kisha çelësat e shtëpisë. Nuk e njoh (viktimën). Ishte me kapuç, me doreza, i përgatitur për vjedhje. Nuk kishte mjete identifikuese me vete.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Fierit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.