... Nami.al

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

Gjykata Kushtetuese e mbledhur në premten ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreu të PD Sali  Berisha për masën e sigurisë, detyrim paraqitje.

Kushtetuesja nuk e ka hequr masën detyrim paraqitjeje siç ishte kërkuar nga Berisha, por e ka kaluar  çështja për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Në vendimin e saj, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të datës 22 prill 2025, si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.