... Nami.al

Ilgi Tare akuzohet se ka fshehur vilat e Ballukut në emër të tij, i vëllai akuzon “Belën”: Ajo ka qenë armikja numër një e imja

Agron Tare, vëllai i Igli Tares, deklaroi se “armiku” më i madh në qeveri gjatë kohës që ai drejtonte Portin e Durrësit ka qenë Belinda Balluku, ish zv kryeministrja dhe ish zv ministrja e Infrastrukturës nën akuzë nga SPAK.

“Unë kam ndenjur 8 muaj drejtor i portit. Në thonjëza armikun më të madh që kam pasur në qeveri ka qenë zonja Balluku, për shkak të përplasjes në mënyrën e të punuarit time dhe të saj.

E dyta, jeni gazetar, shikoni kronikën, ditën që kam dhënë dorëheqjen, të nesërmen 1 mijë policë kanë kontrolluar edhe çantat e Punonjësve të Durrësit.

Po të isha unë bashkëpunëtori apo hajduti i Ballukut, nuk besoj se do të ndodhte kjo”, deklaroi ai për News 24.

Kujtojmë që vëllai i tij, Igli Tare, akuzohet se ka fshehur dy vila të Belinda Ballukut, në emër të tij.