... Nami.al

Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë

Shqipëria u mposht 2-1 me përmbysje nga Finlanda, në duelin e tretë në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë e Rolando Maran, e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh me Rey Manajn, që shënoi me kokë në minutën e 5-të.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në minutën e 21-të, ku Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq, për faull në afërsi të zonës.

Nga kjo goditje dënimi erdhi edhe barazimi, ku shënoi Ëalta. Pjesa e parë u mbyll 1-1, ndërsa në të dytën, Shqipëria kishte një rast të artë.

Në minutën e 61-të, Stavro Pilo, u shfaq i vetëm me portierin, por nuk shënoi. 10 minuta më vonë, Finlanda përmbysi rezultatin me një tjetër gol nga Ëalta.

Reagimi i Shqipërisë nuk mungoi, ku Uzuni kërkoi penallti për një faull në zonë, ndërsa në aksionin e radhës, Daku u ndal nga portieri.

Me këtë fitore, Finlanda merr vendin e parë me 7 pikë, Shqipëria zbret në vendin e dytë me një pikë më pak.