... Nami.al

Maran pas humbjes ndaj Finlandës: Na penalizuan vendimet e arbitrit, të pakuptimta

Pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.

Trajneri italian u shpreh se skuadra meritonte fitoren, edhe pse po luante me 10 lojtarë.

Ndër të tjera, ai nuk i kurseu kritikat ndaj arbitrit të ndeshjes, vendimet e të cilit i konsideroi të pakuptimta.

Maran foli edhe për zëvendësimin e Arbër Hoxhës, te kartoni i kuq i Etrit Berishës.

“Meritonim një rezultat pozitiv sepse bëmë një ndeshje të mirë. Meritonim edhe fitoren, por u penalizuam nga kartoni i kuq. Kishim disa mundësi gjatë ndeshjes. U penalizuam dhe na vjen keq për këtë rezultat. Gjatë ndeshjes kishim disa raste të mira për të shënuar.

Duhet të përmirësojmë disa gjëra dhe të rinisemi. Një paraqitje e tillë na jep forcë për të ecur para. Na kanë penalizuar disa vendime të arbitrave, që janë të pakuptimta. Megjithatë, kjo paraqitje na jep besim për të ardhmen.

Zëvendësimi i Hoxhës? Kemi bërë një ndeshje të mira. Në bazë të karakteristikave na duhej Manaj në fushë. Mund të shfrytëzonim hapësirat e Muçit. Hoxha po bënte një ndeshje të mirë, por duhej ta merrja si vendim”, deklaroi Maran.