... Nami.al

Alarm në Korçë/ Gjashtë fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht

Gjashtë fëmijë janë paraqitur gjatë ditës së sotme në spitalin e Korçës me simptoma gastroenteriti, duke ngritur dyshime për një helmim të mundshëm ushqimor në kopshtin ku ata arsimohen.

Sipas dëshmive të familjarëve, fëmijët konsumojnë drekën në ambientet e kopshtit dhe një ditë më parë kishin ngrënë pilaf. Pavarësisht dyshimeve të prindërve, autoritetet mjekësore ende nuk kanë dalë me një konfirmim zyrtar nëse simptomat lidhen me helmimin nga ushqimi apo me ndonjë virozë stine.

Ndërkohë, policia ka nisur menjëhatë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku pritet marrja e mostrave dhe mbledhja e provave për të përcaktuar shkakun e saktë të problemeve shëndetësore te fëmijët.