... Nami.al

Putin ndjek stërvitjen ushtarake në Urale: Gati të përdorim edhe armët nukleare për të mbrojtur Kalinigradin

Presidenti rus Vladimir Putin ka ndjekur nga afër qendrën 2026 dhe stërvitjet ushtarake në rajonin Çeljabinsk, në Urale. Në stërvitje marrin pjesë më shumë se 47 mijë personel ushtarak, sipas shifrave, që publikoi vetë Putini.

Agjencia e lajmeve ruse, RIA, raportoi se Bjellorusia, Kina dhe Pakistani, janë mes vendeve që dërguan trupat e tyre për të marrë pjesë në këto stërvitje ushtarake.

Putin nuk ngurroi edhe të flasë gjatë stërvitjes me atashetë e huaja ushtarake dhe iu bëri atyre një tur në ekspozitën ku shfaqen armët më të reja ruse.

Lideri rus inspektoi nga afër këto stërvitje, vetëm një ditë pasi tha se bota po jeton kohëra të rrezikshme dhe paralajmëroi Perëndimin të mos përshkallëzojë në qëndrimet pro-Ukrainës, duke kërcënuar enklavën rusë të Kaliningradit, për të cilën Moska e bëri të qartë, se do ta mbrojë, edhe me armë nukleare nëse do jetë e nevojshme.

Presidenti rus pranoi se nuk ka asnjë plan të sulmojë asnjë shtet europian, përkundrazi, dëshiron bashkëjetesë në paqe.

Veç kësaj, shefi i Kremlinit pranoi se Moska do të përdorë të gjithë arsenalin e saj, përfshirë armët nukleare, për të ruajtur Kaliningradin, që sot është nën kërcënimin e Polonisë e Lituanisë.