...
Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fier-Sheganit, ku jetonte një çift të moshuarish.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë të banesës. Menjëherë pasi kanë konstatuar flakët, familjarët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, ndërsa të afërm dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë për të nxjerrë në kohë dy bashkëshortët, të cilët kanë shpëtuar pa pësuar lëndime.
Fshirje. Larje. Asnjë kompromis. Miele rishkruan rregullat e pastrimit të shtëpisë
Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete të shërbimit zjarrfikës nga Lushnja, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit drejt banesave përreth.
Pas neutralizimit të zjarrit, në zonë ka mbërritur edhe një ambulancë për të kryer kontrollin shëndetësor të çiftit të të moshuarve, gjendja e të cilëve paraqitet e mirë.
Sipas të dhënave paraprake të shërbimit zjarrfikës të Lushnjës, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në instalimin elektrik. Megjithatë, grupi hetimor po vijon verifikimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.