...
Ditën e martë vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Temperaturat pritet të arrijnë shifrat 38-39 gradë celcius.
Elbasan, Shkodër, Berat dhe Gjirokastër temperatura do të prekë 39 gradë celcius.
Në Tiranë, Fier dhe Lezhë do të arrijë deri 38 gradë.
Era me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.