...
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Mystrasit, në Greqi, ku trupi i pajetë i një 90-vjeçari u gjet i fshehur brenda një frigoriferi komercial në bodrumin e banesës së tij.
Rasti doli në dritë pasi autoritetet u informuan për mungesën e të moshuarit dhe nisën verifikimet. Gjatë kontrollit në banesë, efektivët e policisë gjetën trupin e viktimës të vendosur në frigorifer.
Fshirje. Larje. Asnjë kompromis. Miele rishkruan rregullat e pastrimit të shtëpisë
Në vendngjarje mbërriti mjeku ligjor, i cili, sipas këqyrjes paraprake, nuk konstatoi shenja të dukshme dhune në trupin e 90-vjeçarit. Shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas përfundimit të autopsisë.
Në vijim të hetimeve, policia arrestoi djalin 55-vjeçar të viktimës. Sipas të dhënave paraprake, ai u ka deklaruar autoriteteve se babai kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Hetuesit dyshojnë se 55-vjeçari e kishte mbajtur trupin e pajetë të të atit në frigorifer me qëllim që të vazhdonte të përfitonte pensionin e tij. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si edhe për të përcaktuar kohën e saktë të vdekjes.