...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme, për pushime në bregdetin e Dhërmiut. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shefin e qeverisë duke lundruar me gomone në ujërat e jugut, së bashku me familjen e tij.
Rama është filmuar ditën e sotme në plazhin e Dhërmiut, duke bërë xhiro me gomone.
Pamjet e Ramës me kapele dhe syze dielli janë postuar në rrjet nga faqja “Antidroga”.
Në pamje kryeministri duket i relaksuar, duke shijuar qetësinë e detit nën shoqërinë e bashkëshortes. Ndërkohë që në skaf bie në sy dhe prania e dy fëmijëve të vegjël.