... Nami.al

Kryemadhi ironizon deklaratën e Berishës për “mini-maternitetin e SPAK-ut”: Ju garantoj, me barrë nuk ngel

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Pas daljes nga dyert e institucionit të posaçëm, ajo është ndalur për një prononcim për mediat, ku është pyetur lidhur me deklaratën e mëhershme të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kishte aluduar se zyrtare apo ish-zyrtare të qeverisë po tentojnë të shmangin masat e arrestit përmes shtatzënisë.

Duke e trajtuar situatën me nota të forta ironie dhe humori, Kryemadhi u shpreh prerë se ajo vetë garanton që nuk mbetet me barrë, ndërsa lëshoi një batutë se në këtë ritëm duket sikur po ngrihet një “mini-maternitet”, duke qenë se sipas saj e gjithë situata po shfrytëzohet për t’i shpëtuar drejtësisë.

“Me barrë nuk ngel!” – u shpreh ajo, duke shtuar se deklarata e Berishës mund të shihet si në kuadrin e thashethemit, por edhe atë të së vërtetës.

“Unë ju garantoj se me barrë nuk ngel. Këtë e them. Sigurisht që njerëzit, për të gjetur mënyra dhe rrugë të ndryshme procedurale, mund të jenë thashetheme, por edhe të vërteta. Sa herë vjen në jetë një foshnje, është një gjë e mirë. Ndoshta, duke ditur që po shpopullojnë Shqipërinë, po ngrenë një mini-maternitet”, tha ai.