...
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën rrugës për në spital drejtuesi i një furgoni, shtetasi Antonio Mateli rreth 20 vjeç, banues në Ksamil.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e Policisë.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.