...
Një zjarr ka rënë në një pallat 30-katësh në Golem.
Bëhet fjalë për një nga pallatet më të larta të bregdetit të Durrësit.
Flakët kanë përfshirë një apartament në pallat.
Në vendngjarje kanë shkuar makinat zjarrfikëse, por ka vështirësi në ndërhyrje, pasi pallati është objekt 30-katësh dhe mungojnë shkallët për këto objekte të larta.
Paraprakisht dyshohet se shkak i flakëve të ketë qenë një defekt në kabinën elektrike, e cila ka bërë masë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar tashmë nga forcat zjarrfikëse.