...
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Komisariatin nr. 4 në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.
Sipas të dhënave paraprake, Julian Alla dyshohet se ka mbajtur një 13-vjeçar në banesën e tij në rrugën Bardhyl gjatë natës së 23-24 korrikut.
Rasti është denoncuar nga familjarët e të miturit, i cili gjatë deklarimeve në prani të prindit dhe psikologut ka pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga 31-vjeçari. Alla u arrestua më 2 gusht, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.