...
Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës.
Dyshohet se është shembur një masiv shkëmbor dhe një minator, me inicialet I.K., ka mbetur i bllokuar në thellësi të galerisë.
Dyshohet se ai ka humbur jetën, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Në vendngjarje janë nisur forcat e emergjencës dhe grupet e specializuara, të cilat po punojnë për nxjerrjen e minatorit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.