...
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Kjo e shtunë pritet të shënojë një nga ditët më të nxehta të javës.
Sipas parashikimit të MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje, me vlerat minimale që do të zbresin në 20°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 37–38°C në zonat më të nxehta të vendit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi mbi 5 km/h dhe kryesisht nga drejtimi jugor. Në brigjet detare parashikohet dallgëzim deri në 2 ballë.
Autoritetet këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.