... Nami.al

“Kryeministri, vetëm dy mandate” – Berisha: Heq dorë nga pretendimi për Kryeministër që nesër, e votoj vetëm që Rama mos të zgjidhet më!

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se është gati që ta votojë që nesër ndryshimin kushtetues që përcakton se kryeministri në Shqipëri nuk mund të ketë më shumë se dy mandate në krye të qeverisë.

Në një intervistë në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Berisha tha se një klauzolë e tillë është e dobishme në kushtet ku ndodhet vendi.

Kryedemokrati theksoi se kryeministri Rama u shndërrua në “diktatorin më të urryer” për shqiptarët dhe kërkesa për kufizim të mandateve është e bazuar. 

“Jam gati të votoj një klauzolë të tillë. Normalisht nuk qëndron, por a është e dobishme? Është e dobishme. Edi Rama e faktoi këtë. Kur ka një njeri të zhveshur nga çdo normë morale ai është një rrezik kombëtar më i madh nëse nuk i pritet mandate me dy mandate. Unë e votoj me të dy duart një gjë të tillë. Ta sjellin dhe unë e votoj me të dy duart. Jam njeri që respektoj Kushtetutën. Jam gati të votoj ndryshimin kushtetues që nesër. E bëj këtë sepse historia faktoi, mandati i vjedhur i katërt, prandaj janë të gjithë ata në rrugë. Kjo kërkesë ka një bazë në realitetin shqiptar, pasi një njeri u bë diktator i urryer. Urrejtje të tillë s’ka pasur as në 91-shin! U bë diktator i urryer duke vjedhur zgjedhjet. Atëherë më mirë, Kushtetuta, një njeri si ky të mos e lejojë të kandidojë më shumë se dy herë. Do thuash ti digjet i shëndoshi me…po vendi do shpëtojë”, tha Berisha.