...
Situata nga zjarri në zonën e Shkozetit vijon të mbetet kritike, ndërsa flakët ende nuk janë vënë nën kontroll. Një re e dendur tymi të zi ka mbuluar të gjithë zonën, duke vështirësuar dukshmërinë dhe qarkullimin.
Për shkak të rrezikut, qarkullimi i automjeteve në unazën e Shkozetit është bllokuar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugor.
Në vendngjarje po operojnë gjashtë mjete zjarrfikëse, të angazhuara nga Durrësi, Porti i Durrësit dhe Shijaku, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Pavarësisht ndërhyrjes, situata mbetet e vështirë dhe zjarri vijon të jetë jashtë kontrollit.