... Nami.al

Avokati Brandon: Pas 14 muajsh kërkesa të refuzuara, takuam Veliajn. Në shtator shkojmë në Strasburg

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë mbajtur një konferencë për mediat ku i janë përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

Ben Brandon, avokati i Veliajt gjatë fjalës së tij thekoi se asistojnë Erion Veliaj në aplikimin në Strasburg.

Gjithashtu ai theksoi se çështja ka një rëndësi të lartë dhe se pas shumë kërkesash janë lejuar që të takohen me Veliajn.

“Ne jemi përfaqësues ligjor ndërkombëtar dhe e kuptojmë që ka një rëndësi të lartë publike në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Ne jemi për të asistuar zotin Veliaj drejtuar gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut të zotit Veliaj. Do të rikthehemi në fillim të shtatorit për të vijuar me aplikimin. Ne kemi qenë përfaqësues ligjor që nga fillimet e ndalimit të Veliaj dhe së bashku me bashkë-përfaqësues ligjore në SHBA, kemi kërkuar të takohemi, por kërkesat na janë refuzuar në mënyrë të përsëritur. Pas një ndryshimi me vonesë të vendimmarrjes, ne më në fund pas 14 muajsh kërkesa të refuzuara na u dha e drejta për t’u takuar.