...
Sali Berisha i drejtoi akuza të rënda Taulant Ballës duke i thënë se u shërben karteleve të drogës, ka liruar terroristë dhe ka bërë pazare votash.
Në lumin e fjalëve të tij, nuk munguan as ofendimet.
“Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës.
Është shërbëtori më i shpifur i tyre. Parafolësi është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës.
Parafolësi është negociatori i pazarit të votave. Por është gjithashtu personazhi i dokumentit të asaj që u quajt Bundra, por që në fakt bundra e vërtetë është parafolësi.
Po, pse thua ti zotëri, shko bëj në gjyq avokatin e tij? A do t’i lexoj edhe njëherë këtu pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës?
Prandaj dhe ata që janë atje, kërkojnë me të drejtë fundin e parlamentit sepse përfaqësoni bandat dhe krimin dhe jo qytetarët.
Duhet të dëgjohet zëri i tyre!”, tha Berisha