... Nami.al

Zjarri përhapet pranë banesave në Fermën e Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në luftë me flakët

Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të enjte në zonën e Fermës së Rromsit, në Mallakastër, duke iu afruar banesave dhe duke krijuar rrezik për zonën e banuar.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa situata paraqitet shqetësuese për shkak të afërsisë me banesat.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës dhe vënien e zjarrit nën kontroll, me synim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi numrin e banesave të rrezikuara apo për dëme të shkaktuara, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.