... Nami.al

Skandali: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë pas protestës para Kuvendit

Një video tjetër e rëndë është shpërndarë në rrjetet sociale.

Në të shihen se si dy civilë, rrëmbejnë një qytetar në mes të rrugës, pas protestës para Kuvendit.

Ata nuk tregojnë asnjë dokument identifikues, ndërsa rrëmbejnë qytetarin në rrugë.

Gazetari Mentor Kikia thotë se kjo është e frikshme.

“Z. minister i Brendshem! Çfare eshte ky terror neper rruge?

Dy civile rrembejne nje djale ne rruge, ne Tirane!

Kush jane keta? Ku po e cojne?

Mblidhni mendjen se keni rreshkitur fare. Ju jane errur syte. Si mundet, qe dy civile te pa identifikuar, te marrin me dhune nje njeri ne rruge, ne mes te qytetareve qe shastisen.

Sepse ky ishte nje aktivist proteste.

Edhe pse te protestosh nuk eshte veper kriminale!

Perplasja ne proteste eshte tjeter gje.

Ndalimi, edhe pa shkak madhor, nga police me uniforme mund te quhet i pranueshem.

Por, civile pa asnje shenje dalluese, qe nuk prezantohen dhe marrin “peng” njerez ne rruge eshte e frikshme.

E kuptoni ku po shkoni?

E mendoni c’mund te ndodhe nese rrugeve dalin kriminele, dhe ne te njejten menyre marrin peng njerez per arsye zhvatjeje, shantazhi, hakmarrjeje etj etj?

Nese dikush ne qeveri eshte ende me logjiken e ftohte, duhet te reagoje!

Avokati i Popullit duhet te ravoje!

Organizatat per te drejtat e njeriut duhet te reagojne.

Sot, sepse neser mund te jete vone”, shprehet Kikia.