... Nami.al

Berisha: Rama erdhi sot në Kuvend vetëm për të ‘varrosur’ reformën territoriale!

Kreu i Partisë Demokratike tha për gazetarët jashtë Kuvendit se kryeministri Edi Rama erdhi në seancën plenare vetëm për të ‘varrosur’ reformën territoriale.

Sipas tij kreu i qeverisë dëshiron një reformë për interesa politike dhe jo në interes të qytetarëve.

Berisha: Rama varrosi një punë serioze të mbështetur nga komunitetet ndërkombëtare. Ai do një reformë jo në interes të qytetarëve. Këto janë përpëlitjet e fundit të tij, Edi Rama nuk shpëton më. Rama erdhi për të varrosur reformën territoriale.

Nuk mbetet veç gjë tjetër vetëm revolta paqësore e bashkive. Protestuesit u sulmuan egërsisht me gaz lotësjellës dhe spraj ariu. Pati edhe të lënduar rëndë. Po ndjekim me shqetësim shumë të madh situatën e tyre.