...
Protesta e zhvilluar sot ka ndryshuar itinerarin, duke u zhvendosur nga sheshi “Skënderbej” drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca plenare.
Gjatë ditëve të kaluara, marshimi i qytetarëve është zhvilluar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ndërsa sot protestuesit kanë zgjedhur t’i drejtohen institucionit të Kuvendit.
Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.
Ndërsa socialistët ndodheshin ende brenda ambienteve të Kuvendit duke votuar rendin e ditës, protestuesit i quanin në kor hajdutë dhe tradhtarë, duke bërë thirrje edhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, opozita ishte larguar nga ambientet e Kuvendit.