...
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar edhe sot në rrjetin social Facebook, ku u ka kërkuar falje publike banorëve dhe zonës së Thethit për aksionin e qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje rreth një vit më parë në këtë destinacion turistik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku e cilësoi situatën si një nga goditjet më të mëdha emocionale që ka përjetuar ndonjëherë, teksa rrëfeu se ka përjetuar ditë të vështira.
“I kërkoj falje prej zemre Thethit.
Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.
Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.
S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye”, shkruan Koçeku.
Asokohe Koçeku doli në krah të PS dhe u përball me kritika nga qytetarët se përse nuk i mbrojti përballë fadromave të qeverisë q ëu prishi ndërtimet pa leje.