... Nami.al

Kuvendi miraton me 84 vota pro amnistinë penale, lirohen menjëherë 466 persona

Kuvendi votoi këtë të enjte, 18 qershor, me 83 vota pro amnistinë penale. Deputetët e mazhorancës ngritën kartonin jeshil për amnistinë e cila do u japë lirinë e menjëhershme nga burgu 466 personave, nga të cilët 11 janë gra dhe vetëm një i mitur.

Ndërkohë, 869 persona do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.

Nga amnistia do të përfitojnë burrat që deri më 31 maj 2026 janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose u ka mbetur pa shlyer 3 vite, apo gratë që janë dënuar apo u ka mbetur pa shlyer 4 vite burg deri më 31 maj do të lirohen menjëherë.

I pranishëm në Kuvend ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili erdhi për të votuar amnistinë penale, kurse deputetët e opozitës bojkotuan votimin dhe nuk ishin të pranishëm në sallë.

Seanca u ndërpre të paktën 5 herë për shkak se deputetë të PD bllokuan foltoren me pretekstin se kryetari i Kuvendit, nuk i dha fjalën opozitës.

Në proces votimi kaluan edhe disa pika të tjera, të cilat janë për disa ndryshime në Kodin Rrugor referuar përdorimit të monopatinave.