...
Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për protestën mbarëkombëtare, e cila ka hyrë në ditën e 14 të saj.
Protestuesit nën thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen” pritet që nga sheshi Skënderbej të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim, ndërsa protesta ka bashkuar studentë, të rinj, pensionistë, fëmijë, profesionistë, emigrantë, turistë dhe aktivistë.