... Nami.al

Arsyeja pse në protestën e sotme të qytetarëve ka shumë flamuj britanikë

Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Berisha në burg, Rama në burg” dhe “Shqipëri e Re” ka nisur protesta e qytetarëve para Kryeministrisë.

Përveç simboleve kombëtare vihet re edhe një prani e simboleve të shteteve në të cilat shqiptarët jetojnë, ku dominojnë flamujt britanikë.

Një numër i madh emigrantësh nga Britania e Madhe kanë mbërritur në vendin tonë, pas thirrjes që është bërë prej disa ditësh për protesta mbarëkombëtare dhe janë ata që mbajnë flamujt e vendit ku banojnë.