... Nami.al

Aksident rrugor në Dhërmi – 4 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Dhërmiut, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes janë plagosur katër persona. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin trajtim mjekësor të specializuar. Fatmirësisht, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e përplasjes.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve paraprake.