... Nami.al

U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba.

Këta të fundit ishin vënë në pranga pak ditë më parë, nën akuzë për trafikim armësh. Gjatë seancës, të pandehurit nuk kanë folur dhe kanë qëndruar në heshtje para trupit gjykues.

Gjatë aksionit u sekuestruan 4 pistoleta, 3 kallashnikovë, municione dhe celularë.