...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen e me protestën e cila prej 11 ditësh po mbahet në kryeqytet, si dhe për qëndrimet e mbajtura nga figura të ndryshme të kampit socialist për këtë çështje, mes tyre edhe reagimin e ish-ministres Elisa Spiropali.
I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e Spiropalit, e cila në reagimi ne saj të bërë disa ditë më parë bëri thirrje për një “marrëveshje të re për Shqipërinë” dhe ngriti kritika të forta mbi mënyrën e funksionimit të pushtetit, Balla vendosi që të tregohej i rezervuar duke thënë se nuk ndje çdo postim apo reagim të deputetëve, teksa shtoi se çdo shqetësim mund të diskutohet fillimisht brenda strukturave të partisë.
“Unë nuk ndjek postimet e gjithë deputetëve, anëtarëve të PS-së. Kushdo që ka një shqetësim, sapo kam filluar një mbledhje grupi, nuk ishte fare. Kur të vijë, le ta thotë aty, do e dëgjoj me vëmendje dhe pasi ta dëgjoj do të vij këtu dhe ta sqaroj edhe me ju. Kam një komunikim shumë të mirë me të gjithë deputetët, përfshirë edhe me kolegen Spiropali”, tha Balla.
Ndërkohë që sa i përket protestës kreu i grupit socialist tha se deri më tani nuk ka një përfaqësi të saj, çka sipas tij e bën të vështirë adresimi ne kërkesave konkrete, duke theksuar më tej se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij kanë një konrtatë me shqiptarët dhe se nuk kanë kohë për të humbur.
Ndër të tjera Balla përmendi dhe samitin e NATO-s i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë duke konfirmuar se presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i mirëpritur në vendin tonë në kuadër të këtij samiti.
“Kemi marrë 850 mijë vota, një rekord historik, është një kontratë e cila është firmosur me shqiptarët. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë një projekt aq të rëndësishëm. Trump do të jetë i mirëpritur vitin e ardhshëm kur të vijë për Samitin e NATO-s në Tiranë. Jam kundër çdo thirrjeje kundër Izraelit dhe popullit të Izraelit, janë kundër çdo formë diskriminimi. Thelbi i protestës …kam dëgjuar që ka pasur një grup nismëtarësh që kanë dorëzuar disa ndryshime… Deri kur të ketë një përfaqësi zyrtare të protestës do komenton edhe kërkesat e protestës”, tha Balla ndër të tjera.