...
Taulant Balla ka postuar një foto, e cila, sipas tij, është bërë sot në protestën e Zvërnecit.
Sipas tij, në këtë protestë ka pasur edhe serbë.
“Ja dhe ata qe e “duan” më shumë sesa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec. Po keto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?!”, shkruan Balla.
Më pas, iu përgjigjet dhe komentuesve:
“Hajde ushtria e paguar nga armiqtë e Shqipërisë turruni tani me komente. Po kur te zbardhet i gjithi ky skenar lufte hibride. Cfare do thoni?!”