... Nami.al

Edi Rama: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë. Unë kam marrëveshje me 800 mijë njerëz që më kanë votuar

Kryeministri Rama tha se nuk mjaftojnë as 500 mijë protestues, që ai të tërhiqet.

Kjo, pasi sipas Ramës, ai ka marrëveshje me 800 mijë njerëz që e kanë votuar. 

“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS.

Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë. Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu… Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake”, tha kryeministri Rama.