... Nami.al

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Qafë Thanë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen shëndetësore të të plagosurve apo për identitetin e tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.